Flash

Dënohet me 11 vjet burg gazetari amerikan në Mianmar

Lapsi.al 12 November 2021
Dënohet me 11 vjet burg gazetari amerikan në Mianmar

Ai akuzohet për shkelje të ligjit të imigracionit, shoqërim të paligjshëm dhe nxitje kundër ushtrisë duke përhapur frikë dhe lajme të rreme.

Në fillim të kësaj jave Fenster atij u shtuan edhe dy akuza shtesë për kryengritje dhe terrorizëm, të cilat cilat parashikojnë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, por aktgjykimi për këto akuza nuk është dhënë ende.

37-vjeçari Fenster, i cili ishte redaktori menaxhues i faqes në internet Frontier Myanmar, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Yangon në 24 maj. Ai është një nga dhjetëra gazetarët vendas që janë arrestuar që nga një grusht  i shtetit ushtarak në shkurt.

Sipas Frontier, Fenster kishte punuar më parë për Myanmar Now, një faqe e pavarur lajmesh që ka qenë kritike ndaj ushtrisë që nga grushti i shtetit.

Dënimi i Fenster vjen disa muaj pasi një gazetar japonez i pavarur u arrestua në Myanmar dhe u akuzua për përhapjen e lajmeve të rreme. Yuki Kitazumi, i cili raportonte për shumë prej mediave kryesore të lajmeve japoneze, ishte një nga gazetarët e paktë të huaj në Mianmar. Autoritetet e Mianmarit thonë se ai ka shkelur ligjin, por e ka liruar sepse Japonia e kishte kërkuar atë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI