Flash

Mediat greke: Erdogan kërcënime të reja për Athinën

Lapsi.al 11 November 2021
Mediat greke: Erdogan kërcënime të reja për Athinën

Mediat greke i kanë cilësuar kërcënime të reja për Greqinë deklaratat e fundit të lëshuara nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Protothem.gr, shkruan se sikleti i Erdogan është i dukshëm pas marrëveshjeve të mbrojtjes të Greqisë me Francën dhe Shtetet e Bashkuara dhe ndërkohë që popullariteti i tij është në rënie, e nga ana tjetër ekonominë e vendit të tij në të njëjtën kohë në trazira.

Këtë herë Erdogan thotë se grekët “ dënojnë me vdekje refugjatët, duke shpuar varkat e tyre fryrëse ”.

Ai madje sulmoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke pretenduar se ai gënjen për emigracionin.

” Nëse hapim kufijtë tanë, nuk e di se çfarë do të ndodhë me Greqinë, ” tha presidenti turk.

“Është mosmirënjohje të thuhet se burimi i problemit është Turqia, ndërsa vendi ynë pret 5 milionë refugjatë. Nëse hapim kufijtë, nuk e di se çfarë do të ndodhë me Greqinë. Për më tepër, Greqia është vendi që fundos varkat e refugjatëve në Egje dhe Mesdhe dhe i dënon me vdekje. Mitsotakis dhe të pranishmit e tij kalojnë ditët e tyre duke gënjyer dhe duke mos u sjellë me ndershmëri, kjo është arsyeja pse ata nuk ngjallin besim në rajon” tha Erdogan.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI