Flash

Kapet "skifteri" i Tiranës, si i vidhte banesat me kartë

Lapsi.al 13 November 2021
Kapet "skifteri" i Tiranës, si i vidhte banesat me kartë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Banesa” ku si rezultat ka rënë në pranga një 51-vjeçar, i cili është autor i vjedhjes së tyre. Në njoftimin për media bëhet e ditur se autori, i dënuar më parë për vjedhje njëkohësisht dhe i shpallur në kërkim po për këtë vepër, i hapte dyert me kartë.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar edhe disa prej sendeve të vjedhura (shuma parash, pajisje elektronike) dhe karta që autori e përdorte për të hapur dyert e apartamenteve.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin 3 dhe 4, pas provave të siguruara nga puna hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Banesa” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

* A. N, 51 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim pasi mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B”, njofton policia.

Më poshtë janë renditur nga policia edhe 11 rastet e tjera të vjedhjes së banesave nga ky shtetas.

* Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;

* Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;

* Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

* Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;

* Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;

* Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;

* Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;

* Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparatë celularë dhe një shumë parash;

* Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Të këshilluara

Të hënën seanca maratonë për buxhetin

Të hënën do të zhvillohet seanca maratonë në Kuvend ku do të shqyrtohet projektligji “ Për buxhetin e vitit 2022”, miratuar në Konferencën e Kryetarëve. Njof...

19:59

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI