Flash

Provokimi / Arian Çani fillon në Zonë e lirë lëvizjen "Je suis non grata"

Lapsi.al 12 November 2021
Provokimi / Arian Çani fillon në Zonë e lirë lëvizjen

Në fiksimin e tij për ta shqyrtuar si gjithmonë politikën ndryshe në "zonën" e tij, Arian Çani kishte ftuar në studio të rinjtë e forumit rinor të PD-së. Ai aty i ka bërë një test gjashtë të rinjve nëse ata janë të gatshëm të thërrasin: "Je suis non grata" duke huazur shprehjen e famshme të francezëve pas atentateve në gazetën satirike "Charlie Hebdo".

Ideja e provokimit të Çanit ishte se nëse një akt i diplomacisë amerikane po bëhet dominant në skenën politike shqiptare duke u përpjekur të shuaj çdo zë, ide, apo alternativë tjetër, a janë të gatshëm 20- 30 vjeçarët që për ti thënë "JO" një politike të tillë prej republike bananesh?

Tre nga gjashtë të rinjtë thanë se ishin të gatshëm të vetëshpalleshin "non grata"  për të mbrojtur një ide ndryshe të të bërit politikë. Pas kësaj drejtuesi i emisionit i bëri thirrje të gjithëve që mendonin në këtë mënyrë të shpallnin në rrjetet e tyre sociale sloganin: "Je suis non grata".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Të hënën seanca maratonë për buxhetin

Të hënën do të zhvillohet seanca maratonë në Kuvend ku do të shqyrtohet projektligji “ Për buxhetin e vitit 2022”, miratuar në Konferencën e Kryetarëve. Njof...

19:59

Dy aksidente në Durrës

Në harkun kohorë të dy orëve, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit janë pëprlasur dy këmbësorë. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 15:20, në...

19:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI