Flash

Albana Vokshi: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve

Lapsi.al 12 November 2021
Albana Vokshi: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se kriza e brendshme në PD, erdhi si pasojë e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në shkelje të statutit përjashtoi liderin historik, Sali Berisha.

Gjate nje interviste per Report Tv, ajo theksoi se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA.

“Basha ka thënë se vendimi ka qenë personal i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon".

"Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi prezent. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarët, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë”, theksoi Vokshi.

Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë dakord për djegien e mandateve.

“Unë di që në Grupin Parlamentar, Sali Berisha ka qenë i vetmi që nuk ishte dakord 100% për djegien e mandateve. Ai tha se para këtij hapi ka aksione të tjera me protesta të pandalshme e të tjera. Pra unë nuk e besoj që ka qenë zoti Berisha pas këtyre vendimeve”, tha ajo.

Vokshi tha se në çdo ‘Foltore’ Sali Berisha e cilëson 25 Prillin si masakër elektorale, ndërkohë që Basha hesht.

“Zoti Berisha është i qartë në këtë pjesë, ka qenë masakër elektorale sepse nuk u ndëshkuan ata që u përfshinë në krimet elektorale. Janë arrestuar disa komisionerë, që janë të fundit fare në listën e fajtorëve. Çdo ditë e më shumë djegia e mandateve ka rezultuar se dalja nga institucionet ishte e gabuar sepse nuk funksionon. Do të funksionte nëse do të kishte rregulla loje, por Edi Rama nuk i ndjek ato” – tha Albana Vokshi.

Të këshilluara

Dy aksidente në Durrës

Në harkun kohorë të dy orëve, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit janë pëprlasur dy këmbësorë. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 15:20, në...

19:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI