Flash

Berisha tregon orën dhe vendin se ku do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

Lapsi.al 12 November 2021
Berisha tregon orën dhe vendin se ku do të mblidhet Kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte ka njoftuar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet me datë 11 dhjetor, ora 11 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në një shënim në rrjetin social Facebook, Berisha tregon se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet me rend dite:

– Miratimi i ndryshimeve statutore sipas propozimeve konform nenit 43/4 dhe 60 të Statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike

– Vendimarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

– Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

– Të ndryshme

– Për ndryshimet statutore do diskutohet mbi bazën e propozimeve të anëtareve të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar që do parashtrohen në këtë Kuvend.

Berisha sqaron se kompetencën për verifikimin e mandateve të delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar sipas statutit, si dhe të delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvend, e ka drejtpërdrejt dhe vetëm Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, nëpërmjet organizmave të tij.

Delegatët duhet të kenë me vete ID ose pasaportë si mjet identifikimi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI