Flash

Situatë e rendë prej Covid në Mal të Zi, ndalohet organizimi i festimeve për Vitin e Ri

Lapsi.al 12 November 2021
Situatë e rendë prej Covid në Mal të Zi, ndalohet organizimi

Mali i Zi po përballet me përkeqësim të situatës epidemiologjike të koronavirusit. Sipas ministres së Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur, si koncerte dhe tubime masive duke nisur nga 15 nëntori.

“Situata epidemiologjike nuk lejon tubime të tilla. Ju e dini që situata mund të ndryshojë, por nuk besoj se mund të ndryshojë në një kohë kaq të shkurtër që të lejohen tubime në sheshe”, tha Boroviniq-Bojoviq.

Prandaj, do të ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në mjedise të hapura, si koncerte, tubime masive.

“Ndalohet organizimi i dasmave në hapësira të hapura dhe të mbyllura. Puna e klubeve të natës është e ndaluar, puna e objekteve të hotelierisë është e kufizuar deri në mesnatë”, tha Boroviniq-Bojoviq.

Kujotjmë se Mali i Zi deri më tani ka pasur 151 mijë raste me virus dhe 2185 persona kanë ndërruar jetë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI