Flash

“Humbëm edhe për faj të Berishës”/ Të gjitha akuzat e Bashës për “Foltoren”

Lapsi.al 12 November 2021
“Humbëm edhe për faj të Berishës”/ Të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha një intervistë të premten në News 24 ku për herë të parë ra në sy, përveç një ngritje zëri ndaj liderit historik të demokratëve, por edhe një shtim i akuzave ndaj Sali Berishës.

Dhe akuza më e fortë duket të jetë ajo se ishte Berisha një nga fajtorët për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës.

Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjatë këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike.

Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në Partinë Demokratike. Protagonizmi i Sali Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrjen e Partisë Demokratike.

Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi.

Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha” – tha Basha.

Ajo që dukshëm e ka nervozuar Bashën është akuza e Berishës për “prerje në besë”.

“Sa i përket besë prerjes që është një nga sulmet më të ulëta që është bërë nga Sali Berisha këto 2 muaj. Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cënohej interesi i njërit apo i tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo të tjetrit.

Jo! Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë nëse mund ta them këtë. Që ai ka ditur ta vlerësojë edhe publikisht. Besa e vlerave euroatlantike që na çoi dhe e çoi Shqipërinë në NATO, besa e interesit kombëtar për pavarësinë e Kosovës de njohjes së saj ndërkombëtare. Besa për interesat më të mira të shqiptarëve që nga heqja e vizave, tek ndërtimi i infrastrukturës moderne.

Kjo ka qenë besa nëse mund ta quajmë besën që kemi lidhur me njëri-tjetrin dhe jo t’i binim me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cenoheshin interesat personale të tij apo të miat. Kjo është e vërteta dhe gjithçka tjetër është një spekulim i pastër për të mbrojtur hallet personale të Sali Berishës” – tha Basha.

Të shumta ishin edhe kritikat e Bashës për “Foltoren” se po çon ujë në mullirin e Ramës”.

“Foltorja i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD, për çlirimin e zgjedhjeve dhe për dhënien fund mosndëshkueshmërisë të korrupsionit dhe të lidhjeve të politikanëve me krimin, në formën e ndryshimeve kushtetuese dhe të aksionit opozitar në parlament dhe mos harroni në përballjen e përditshme me Edi Ramën.

“Sigurisht që kam bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një front të dytë me luftën brenda llojit sic bëri Berisha, për të mos cuar një rrëke tjetër uji në mullirin e Edi Ramës, siç po bën Sali Berisha” – tha Basha që tha se tashmë e njeh më mirë Berishën.

“Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet e pacipta nga spekulimet e gënjeshtrat që ka hedhur. Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë, dhe unë kam patur një fasho para syve” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të hënën seanca maratonë për buxhetin

Të hënën do të zhvillohet seanca maratonë në Kuvend ku do të shqyrtohet projektligji “ Për buxhetin e vitit 2022”, miratuar në Konferencën e Kryetarëve. Njof...

19:59

Dy aksidente në Durrës

Në harkun kohorë të dy orëve, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit janë pëprlasur dy këmbësorë. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 15:20, në...

19:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI