Flash

Manipuloi provat për aksidentin dhe mori 500 mijë lekë, arrestohet polici në Elbasan

Lapsi.al 12 November 2021
Manipuloi provat për aksidentin dhe mori 500 mijë lekë,

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, ka arrestuar policin Kujtim Ozuni. Ozuni është prangosur, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion, sepse ka marrë 500 mijë lekë për një aksident.

Njoftimi i SHÇBA-së:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë rryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.

Të këshilluara

Të hënën seanca maratonë për buxhetin

Të hënën do të zhvillohet seanca maratonë në Kuvend ku do të shqyrtohet projektligji “ Për buxhetin e vitit 2022”, miratuar në Konferencën e Kryetarëve. Njof...

19:59

Dy aksidente në Durrës

Në harkun kohorë të dy orëve, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit janë pëprlasur dy këmbësorë. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 15:20, në...

19:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI