Edi Rama ishte ai që u dilte kudo shqiptarëve për t’u kërkuar respektimin e masave kundër pandemisë.
Në TV, në Facebook, me SMS, me telefonata... kudo.
Tashmë është i vetmi që shkel këtë rregull bazë, madje edhe publikisht.
Kjo ka rënë në sy në samitin për paqen që u mbajt në Paris ku siç duket me sliderëve botërorë ai është thuajse i vetmi që nuk mban maskë.
Foton e ka publikuar Albin Kurti. Ndoshta edhe jo aq rastësisht... ©LAPSI.al

