Flash

Mediat: Edhe Kosova e Serbia ftohen nga SHBA në samitin për demokracinë

Lapsi.al 12 November 2021
Mediat: Edhe Kosova e Serbia ftohen nga SHBA në samitin për

Mediat lokale në Kosovë janë duke raportuar se Kosova është ftuar në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ky Samit, që organizohet për herë të parë, do të zhvillohet vitualisht më 9-10 dhjetor, dhe në të do të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe sektori privat.

Edhe Zëri i Amerikës ka raportuar në gjuhën serbe se ka marrë vesh nga disa burime në Uashington se ka mundësi që Kosova dhe Serbia të ftohen në këtë Samit.

Megjithatë, pjesëmarrjen e Kosovës nuk e kanë konfirmuar për Radion Evopa e Lirë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ambasada amerikane apo Departamenti amerikan i Shtetit.

Në listën e publikuar jozyrtarisht nga e përditshmja amerikane, Politico, nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samit nuk është ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në anën tjetër, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar.

Lista e të ftuarve ende mbetet në nivel informacionesh jozyrtare.

Mirëpo, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka konfirmuar të premten, 12 nëntor, për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) se Serbia do të jetë pjesë e këtij Samiti.

Bërnabiq, e cila është duke marrë pjesë në organizimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për 75-vjetorin e themelimit, ka thënë se ftesa përbën lajm të mirë, ndonëse nuk ka arsye për eufori.

"Presidenti (serb) Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë online. Kemi marrë ftesën dhe kjo flet për hipokrizinë dhe kritikat pakuptim në vend dhe në rajon", ka thënë Bërnabiq.

Pjesëmarrjen e Serbisë në Samit e ka konfirmuar edhe Ambasada amerikane në Beograd, ka raportuar Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Ditë më parë, një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në këtë Samit.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë dërguar letër ditë më parë Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Pas takimit të parë dhe konsultimeve në të, Biden do të ftojë liderët botërorë sërish, që të diskutojnë rreth përparimit të bërë. /REL

Të këshilluara

Të hënën seanca maratonë për buxhetin

Të hënën do të zhvillohet seanca maratonë në Kuvend ku do të shqyrtohet projektligji “ Për buxhetin e vitit 2022”, miratuar në Konferencën e Kryetarëve. Njof...

19:59

Dy aksidente në Durrës

Në harkun kohorë të dy orëve, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit janë pëprlasur dy këmbësorë. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 15:20, në...

19:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI