Flash

Nxori në pritë shokun e ngushtë dhe e vrau, 21 vite burg për Mikel Alian

Lapsi.al 3 November 2021
Nxori në pritë shokun e ngushtë dhe e vrau, 21 vite burg për

Mikel Alia është dënuar me 21 vite e 4 muaj burg.

Ai është vrasësi i 34-vjeçarit Eri Zefi, që shihni në foto, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019 në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Ai akuzohet se nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë për ta ekzekutuar.

42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1 e 3 e dënimit.

Vrasja ndodhi gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku u gjet trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Të këshilluara

Vritet një shqiptar 25-vjeçar në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak në Këln, mëngjesin e të hënës. Një prokuror i l...

21:54

Tensionet në Bosnje, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dh...

20:20

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI