Flash

Flasin prindërit e 27-vjeçarit që dhunoi vajzën: Nuk e besojmë! Sajesë e nuses

Lapsi.al 2 November 2021
Flasin prindërit e 27-vjeçarit që dhunoi vajzën: Nuk e

Gjykata e Tiranës la në burg të riun me iniciale R.K. i cili dhunoi vajzën e tij 6-vjeçare, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

27-vjeçari u arrestua pak ditë më parë, pas denoncimit të Spitalit Pediatrik “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi u konstatua se e mitura kishte shenja dhune. Vajza ka dëmtime të brendshme dhe të nxira në organet gjenitale.

Në emisionin “Shqipëria Live” në TCH ka folur, gjyshi dhe gjyshja e 6-vjeçares, prindërit e R.K., që këmbëngulën se kjo është një farsë dhe manipulim i krijuar nga gruaja e 27-vjeçarit dhe fisi i saj.

“Nuk jemi të bindur. Duhet të jetë një montazh, manipulim... Nuk e besoj kurrë. Mund të jetë gruaja e tij me fisin e vet pas kësaj. Nëse vërtetohet se ai e ka prekur vajzën ashtu, djali s’do do të jetë djali im” – tha gjyshi i së miturës.

“Unë mendoj që është e montuar, s’ka mundësi të jetë e vërtetë. Ata janë ndarë kur lindi vajza, patën tradhti, por ata e dinë vetë, e ka çuar burrin tim në polici, gjoja se e ka dhunuar burri im.

Donte të na fuste në burg. Nuk na linte të takonim mbesën. Ajo më ka thënë që ka fol me vajzën dhe vajza ka thënë që s’më ka prek babi. Nusja ka pas interes me na bë keq, me na shujt si fis, më ka thënë “ke për ta parë se çfarë do t’i bëj” – u shpreh gjyshja.

Vetë nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai tha se bashkëshorti e kishte kafshuar dhe goditur me thupër. Ata kishin 6 vjet të ndarë dhe ishin bashkuar prej 1 muaji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tensionet në Bosnje, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dh...

20:20

Basha reagon për humbjen e babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas humbjes së babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rën...

20:12

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI