Flash

Berisha: Beqir Balluku nuk vodhi as 1/10 krahasuar me mbesën e tij

Lapsi.al 2 November 2021
Berisha: Beqir Balluku nuk vodhi as 1/10 krahasuar me mbesën e tij

Në foltoren me demokratët në Kamzë, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren e Ramës, Ballukun duke e krahasuar me dajën e saj i cili ka shërbyer në diktaturë, Beqir Ballukun. Sipas Berishës, Beqir Balluku nuk ka vjedhur as 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda e cila në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për Unazën e Madhe, me 25 milion euro km.

 

Berisha: Beqir Balluku nuk ka vjedhur 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për Unazën e Madhe. Ajo jep dyfishin e çmimit të ndërtuar në tunelin e Krrabës, pra 20 milionë euro për 1 km rrugë kurse tuneli i Krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro. Kjo qeveri ka për simbol Arben Ahmetin hajdutin më profesionit të të gjitha kohërave, Edi Rama nuk i nxjerr në televizor sepse në cdo fjalë i vjen era vjedhje. Por ministrja e kulturës, shiti serbëve lahutën e çiftelisë ja dha serbëve. Del dhe i shkruan se i ka mbaruar koha Neritan Cekës i cili ka 100 vite bashkë me të atin në albanologji. E vërteta është se sot është e haleve dhe hajdutëve. Kjo është qeveria e cila ka bërë gjithçka për varfërimin e shqiptarëve për dy qëllim, të varfrit sundohen më kollaj dhe të përzërë rininë nga Shqipëria, shqiptarët zënë vendin e parë në Europë për largimin nga vendi mbi 520 mijë janë larguar por foltorja e ka rikthyer shpresën për të përmbysur regjimin.

Të këshilluara

Xhelal Mziu braktis Berishën në Kamëz

Sali Berisha mbrëmjen e sotme e çoi “Foltoren” në Kamëz. I shoqëruar nga deputeti i zgjedhur në këtë zonë, Flamur Noka, ish-zyrtari i lartë i policisë së shteti...

17:44

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI