Flash

Berisha: 'Ballkani i Hapur' vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 2 November 2021
Berisha: 'Ballkani i Hapur' vdiq dy ditë më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kamza se "Ballkani i Hapur" i krijuar nga Aleksandar Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev, vdiq në Maqedoninë e Veriut me humbjen e Zaev në zgjedhjet vendore të cilat çuan në dorëheqjen e tij si kryeministër. Berisha e quajti Zaevin aventurier që nxiti përplasjen mes Bullgarinë dhe Serbisë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua për të ndalur ekspansionin e këtyre dy shteteve.

"Një përshëndetje të përzemërt dua t'u p[ërcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe, as të Bullgarisë së Madhe, ndërsa ky vrapoi pas Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiçit. Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros "Ballkani i Hapur", aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë", u shpreh Berisha, duke shtuar se me "Ballkanin e Hapur", Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë.

Të këshilluara

Xhelal Mziu braktis Berishën në Kamëz

Sali Berisha mbrëmjen e sotme e çoi “Foltoren” në Kamëz. I shoqëruar nga deputeti i zgjedhur në këtë zonë, Flamur Noka, ish-zyrtari i lartë i policisë së shteti...

17:44

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e QSHA

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi. Vendimi është firmosur këtë të martë. Rezana Vrapi, iu besua kjo drejto...

14:40

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI