Flash

Nesër takimi për "Open Balkan" në Beograd, Zaev do të zëvendësohet nga Dimitrov

Lapsi.al 2 November 2021
Nesër takimi për "Open Balkan" në Beograd, Zaev do

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, do të marrë pjesë në vend të Zoran Zaev në takimin, në kuadër të iniciativës për bashkëpunim rajonal “Open Balkan”, që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Beograd, bëjnë me dije mediat në Maqedoni.

Agjenda për këtë takim që organizohet nga Këshilli Atlantik, përfshin edhe panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilën do të ketë përfundime dhe më pas do të mbahet konferencë për shtyp.

Dje presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, pasi në një postim në Facebook u shpreh se, “mbështetje e fortë Open Balkan. A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.

Open Balkan është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.

Të këshilluara

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e QSHA

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi. Vendimi është firmosur këtë të martë. Rezana Vrapi, iu besua kjo drejto...

14:40

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI