Një rrëfim i dhimbshëm i nënës së vajzës 6-vjeçare e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital, pasi dyshohet se është dhunuar në mënyrë barbare nga babai i saj.
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, nëna e vajzës së mitur ka treguar për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘Neës24’ se gjendja shëndetësore e vogëlushes së saj është kritike.
Ndërsa për babain e të bijës, thotë se pret përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të vërtetuar atë që ka ndodhur dhe sapo kjo të vërtetohet, ajo kërkon një dënim të ashpër për të.
Pjesë nga biseda
Gjendja e vajzës, si është?
Gjendja është shumë keq se asnjë shprese s’më kanë dhënë mjekët për të, ajo flet lëviz ka nis pak të ushqehet, me fol me të nuk folet, shumë pak kam arritur dhe unë me fol gjendja psikologjike është shumë e rëndë, bëhet shumë agresive.
Cfarë thonë mjekët
Ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’japin asnjë lloj shprese
s’më kanë dhënë asnjë lloj detaji, cdo vizitë bëhet pa praninë time, nuk jam unë, s’më kanë lejuar që të rri as në dhomë kur kanë bërë konsultën mjekët.
Mjekët cfarë të kanë deklauar ty si nënë?
Ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, dhe një fije të zorrës të carë që është bërë ndërhyrje në të dhe asgjë më tepër.
Kush ka qnë pranë familjes tuaj nga dita e premte?
Policia, që më kanë marë deklarata vazhdimisht, shërbimi social që më ka sjellë ca ndihma për vajzën financiare dhe psikologia e spitalit që është marrë me vajzën, një oficere që se di ta ndaj se një herë më thotë oficere një herë psikologe.
Psikologia e spitalit më ka thënë se është shumë e tronditur ka nevojë për ndërhyjre shumë të gjatë, do të flejë gjumë kur unë e pyes dhe nuk shprehet as me mua.
Si ka reaguar vajza kur të pa ty?
Më tha mami kam vjellur dhe asgjë më tepër nuk më ka treguar gjë. Me reagimin e vajzës nuk pashë asgjë, nuk fliste dot, nuk duronte ta prekje sidomos në pjesët e trupit.
Në video jam munduar ta pyes, më ka teguar më tha që më kanë rrahur, më ka kërcënuar prandaj s’të kam treguar.
E ke justifikuar?
Jo, nuk e mbroj.
Çfarë mendimi ke për ngjarjen si nënë?
Jo vetëm të dënohet por të digjet mes njerëzve që ta kuptojnë të gjithë burrat që kanë fëmijë, të gjithë baallarët, se cfarë ka bërë ai e mos veprohet më me fëmijët e tjerë.