Flash

Edi Rama prezanton nismën më të re "Denonco kadastrën": Zgjidhim hallet e popullit

Lapsi.al 2 November 2021
Edi Rama prezanton nismën më të re "Denonco

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka prezantuar dritaren më të re brenda faqes Shqiperiaqeduam.al ku qytetarët do të kenë mundësinë të denoncojnë problemet që kanë me pronat. Sipas Edi Ramës, revolucioni digjital i Kadastrës, do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim.

“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruan kryeministri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI