Flash

Lotaria për në "tokën e mundësive"/ Qindra mijëra shqiptarë kanë aplikuar deri tani për një shans në SHBA

Lapsi.al 2 November 2021
Lotaria për në "tokën e mundësive"/ Qindra

Më shumë se 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar deri më tani për Lotarinë Amerikane.

Edhe pse ky është një rekord në Europë, sërish ka një ulje në krahasim me vitet e shkuara. Sipas statistikave të Departamentit të Shtetit, deri më tani kanë aplikuar 240.888 shqiptarë. Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.

Aktualisht në vend të parë për aplikime është Rusia me 533 mijë aplikime dhe Ukraina me 426 mijë.

Por kur merr në konsideratë popullsinë, Shqipëria renditet në vend të parë.

Megjithatë shifra do të rritet pasi duhen edhe disa ditë që të mbyllen aplikimet.

SHBA jep 55 mijë viza çdo vit përmes Lotarisë Amerikane. Shanset për të fituar janë 1 përqind. Fitimi i lotarisë megjithatë është proces kompleks. Shumë fitues të vitit 2020 akoma nuk kanë marrë vizë për shkak të problemeve me Covid-19.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI