Flash

Basha reagon për humbjen e babait të tij

Lapsi.al 2 November 2021
Basha reagon për humbjen e babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas humbjes së babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë bën falënderime për ata që iu gjendën pranë në këtë ditë të vëshirë.

“Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur.

Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falënderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.

Falënderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe.

Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe!” – shkruan Basha.

Të këshilluara

Xhelal Mziu braktis Berishën në Kamëz

Sali Berisha mbrëmjen e sotme e çoi “Foltoren” në Kamëz. I shoqëruar nga deputeti i zgjedhur në këtë zonë, Flamur Noka, ish-zyrtari i lartë i policisë së shteti...

17:44

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI