Flash

Aksident në Fushë Krujë, plagoset një vajzë

Lapsi.al 2 November 2021
Aksident në Fushë Krujë, plagoset një vajzë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë. Si pasojë e përplasjes së dy makinave është dëmtuar shtetasja që drejtonte makinën tip “Ford”.

Ajo është transportuar në spital dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj.

“Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Xhelal Mziu braktis Berishën në Kamëz

Sali Berisha mbrëmjen e sotme e çoi “Foltoren” në Kamëz. I shoqëruar nga deputeti i zgjedhur në këtë zonë, Flamur Noka, ish-zyrtari i lartë i policisë së shteti...

17:44

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI