Flash

VIDEO/ Kamera e fshehtë në STOP: Homoseksualë që ngacmojnë edhe të mitur tek Liqeni

Lapsi.al 2 November 2021
VIDEO/ Kamera e fshehtë në STOP: Homoseksualë që

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, veçanërisht për ata meshkuj.

Pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, ku njerëzit dalin me biçikleta, ose bëjnë vrap pasdite vonë, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht. “Stop” transmetoi denoncimin e një studenti, i cili është gjetur para situatave të tilla.

Ata nisin bisedën me ndonjë kërkesë për cigare ose çakmak. Pastaj, i ftojnë të shëtisin ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar seks. Duke qenë një zonë e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte homoseksuale nga këta të panjohur.

“Stop” transmetoi një kamera të fshehtë të filmuar nga studenti, i cili është takuar me një nga këta persona teksa po lëvizte me biçikletë. Gjatë bisedës, i panjohuri ka treguar se është i martuar dhe se punon mjek dermatolog në QSUT. Ai pranon që ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur.

Videon e shihni KETU.

I panjohuri: Çkemi? Për çfarë ke dalë? Për qejf?

I infiltruari: Xhiro, por paskan ikur dritat.

I panjohuri: Je aktiv, pasiv?

I infiltruari: Si?

I panjohuri: Çfarë bën në seks?

I infiltruari: Nuk e prisja një gjë të tillë.

I panjohuri: Po për qejf dalin njerëzit këtu, pse për çfarë dalin?! Ti ke dalë me biçikletë për dore.

I infiltruari: Po, se nuk ka drita.

I panjohuri: Këtu nga Tirana je? Çfarë bën në seks? Hë ore, sa turp që ke!

I infiltruari: Po pse më kap?

I panjohuri: Pse ore, çfarë ka për të të kapur?

I infiltruari: Jo, jo, jo!

I panjohuri: Oooo, “Lule mos më prek”..!

I infiltruari: Je i panjohur.

I panjohuri: Të panjohur jemi.

I infiltruari: Po si ma kap dorën kështu?!

I panjohuri: Po se më pëlqen të ta prek dorën, ta shoh një çikë. Është më shumë eksituese, kur nuk njihesh.

I infiltruari: Pse, u eksitove ti?

I panjohuri: Shumë!

I infiltruari: Unë nuk jam i kësaj fushe.

I panjohuri: Po nuk je, do bëhesh. Ecim? Bëjmë një xhiro?

I panjohuri: Je në shkollë? Dukesh i vogël. Unë kam mendimin, se mund të jesh 21-22.

I infiltruari: 21!

I panjohuri: Unë jam mjek në profesion. Jam dermatolog, në QSUT.

I infiltruari: Je i martuar?

I panjohuri: I martuar, pra.

I infiltruari: Sa vjeç je ti ? Ti je aty te 40-ta.

I panjohuri: Fiks!

I infiltruari: Çfarë bën?

I panjohuri: Po të shoh pak lëkurën, kapilarët. Mirë qenke. Të të shoh lëkurën! Të të shoh pak qafën! Mirë je, nuk ke asnjë lloj gjëje. Jemi në syrin e të gjithëve. Bëjmë një xhiro këtej?

I infiltruari: Nuk jam pak i vogël para teje?

I panjohuri: Zemër, ka çuna 16, 17, 18… kam bërë seks dhe mirupafshim. Po ata janë fëmijë, e bëj një herë dhe mirupafshim.

I panjohuri: T’i vëmë edhe vulën mo?

I infiltruari: Çfarë vule?

I panjohuri: Vulën e njomë. Arbri e kam emrin.

I infiltruari: Ej, po si më kap, mor burrë?! Të lutem, të lutem! Të lutem, mos më kap! Se na fute në mes të pyllit tani.

I panjohuri: Këtu je në rrugë kryesore, nuk je në mes të pyllit.

 

Më pas në emisionin “Stop” u transmetua momenti kur, i panjohuri mundohet të zhveshë studentin dhe ta prekë në vende të papërshtatshme.

I infiltruari: Ore, se më shtrëngove qafën. Të lutem!

I panjohuri: Hajde!

I infiltruari: Jo, jo nuk vij. Çfarë do më bësh? Do na puthësh mo? Na rrëzove!

I panjohuri: Pse, çfarë janë puthjet?

I infiltruari: Jo, jo, të lutem!

I infiltruari: Po më lëndon! Mos më kap të lutem! Mos më kap! Si më fut duart kështu?! Mos më puth, të lutem! E shikon, që nuk kam eksitim?

I panjohuri: Do eksitohesh, avash-avash.

I panjohuri: Çfarë dëshire ke?

I infiltruari: Të lutem, se kam shumë siklet.

I panjohuri: Ka gjithmonë një herë të parë,- tha ai. Paske gjithë këtë k… mo.Pse ikën mbrapsht, mor burrë?

I infiltruari: Të lutem, çfarë do më bësh?

I panjohuri: Asgjë…Një çikë te gusha. Sillu mirë!

I panjohuri: Mos u bëj çun i keq! Sillu mirë!

I infiltruari: Të lutem, mos më zhvish, se po më zhvesh! Se kam siklet.

I panjohuri: Nuk ka siklet fare! Mos ma vër atë dorën ashtu, se po më bezdis! Mmmm, mos u shtrëngo, lëshohu, rri mirë! Si doktor, po të vizitoj: zemrën, stomakun, apendesitin.

I infiltruari: Po më zhvesh tutat. Po na dëgjojnë të gjithë.

I panjohuri: Shhhh! Më lër të të prek pak!

I infiltruari: Po kur nuk dua, pse më prek?

I panjohuri: Mos bërtit! Më lër të bëj atë, që dua unë! Te veshi, se e shoh që e ke pikë të dobët.

I infiltruari: Të lutem, se po më zhvesh me pahir!

I panjohuri: Më lër ta prek një çikë!

I infiltruari: Si mund të preket një njeri kështu? /tvklan.al

Të këshilluara

Vritet një shqiptar 25-vjeçar në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak në Këln, mëngjesin e të hënës. Një prokuror i l...

21:54

Tensionet në Bosnje, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dh...

20:20

Basha reagon për humbjen e babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas humbjes së babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rën...

20:12

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI