Flash

Me Bashën apo Berishën/ Voltana Ademi flet për herë të parë për përplasjen në PD

Lapsi.al 2 November 2021
Me Bashën apo Berishën/ Voltana Ademi flet për herë të

Kryetarja e bashkisë së Shkdrës Voltana Ademi e ftuar mbrëmjen e sotme në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu foli edhe për zhvillimet brenda PD-së dhe “Foltoren” e Sali Berishës.

Ajo tha se çdo diskutim konstruktiv dhe analizë është e mirëpritur, po ashtu edhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që sipas saj është e vlefshme. Ademi kërkoi një reflektim të thellë për krizën që sipas saj ndodhet partia më e madhe në opozitë.

Pjesë nga intervista e Voltana Ademit

Nuk ja “dhatë” sallën e Teatrit “Migjeni” Sali Berishës në “Foltoren” e Shkodës….

Nuk është problemi i teatrit, ka marrë një vendim këshilli i bashkisë së Shkdorës, që në vitin 2016, që është teatri tempulli i artistëve, asnjë nga autoritetet politike, përfaqësues të partive nuk ka mundur më pas. Është një vendim që e kam respektuar.

Do ta respektonit edhe nëse do të vinte Basha?

Ka ndodhur.

Çfarë mendoni për situatën brenda PD-së?

Unë nuk kam pasur mundësi të shprehem se në familje kam pasur disa probleme. Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, duhet të jetë reflektim për të gjithë. Diskutimi duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës. Në këtë nivel banalizohet. Mendoj se diskutimi është i munguar dhe vonuar. Kompromise që kanë ndodhur në heshtje, po përfshij edhe veten, mendoj se është një penalitet që po e vuajmë sot.

A duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së?

Mendoj se çdo mbledhje është e vlefshme.

A do të rikandidoni për bashkinë e Shkodrës?

Është herët me e thënë, mendoj se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

Tensionet në Bosnje, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dh...

20:20

Basha reagon për humbjen e babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas humbjes së babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rën...

20:12

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI