Flash

"Shto ujë e shto miell"/ Berisha tallet me strukturat e Bashës në PD

Lapsi.al 2 November 2021
"Shto ujë e shto miell"/ Berisha tallet me strukturat e

Nga Kamza, Berisha tha se misioni i nismës së tij është që të krijojë kushtet e një gare të lirë dhe të hapur për kryetarin e Partisë Demokratike. Ish-kreu i PD, garantoi demokratët se nuk do t’i zhgënjejë kurrë.

“Lidhur me rikthimin misioni jonë i përbashkët është të krijojmë kushtet e një gare të lirë dhe të hapur, por ju garantoj se unë nuk i shmangem asaj dhe i garantoj demokratët se kurrë nuk do t’i zhgënjej. Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese.

Është e vërtetë që unë rikthehem pas 8 vitesh, por nëse më pyet dikush mua çfarë ndryshimi ka Sali Berisha i vitit 2013 me Sali Berishën e vitit 2021, mund t’ju them vetëm një gjë, flej më pak se në 2013, lexoj më shumë, punoj më shumë.

Sa i përket ajo që thashë që do e kthejmë PD në shtëpinë e lirisë, ajo nënkupton në çdo qelizë të saj vendimet e lira. Padiskutim, nënkupton ristrukturimin e saj. A duhet të jemi forcë politike serioze ne? S’ka diskutim.

Nëse shpallim se në Kuvend kemi 7 mijë vetë, kur salla më e madhe e vendit, stadiumi Selman Stërmasi zë 4 mijë ne nuk jemi seriozë. Ku i fusim ne 7 mijë vetë? Partia Angela Merkel, Kuvendin e ka me 900 vetë. Partia Komuniste e Kinës ka 3 mijë delegatë.

Ne dalim me 7 mijë vetë. 7 mijë vetë do të thotë nuk është serioze. Keni shtruar një gjë serioze, të drejtë. Ne do bëjmë që çdo forum të jetë plotësisht funksional. E kam treguar edhe një herë.

Nuk e harroj kur Kohl më tha gjatë një dreke isha në kancelari. “Kur ra muri i Berlinit mendova se një pjesë e gjermanëve që ishin përzënë mund të ktheheshin, i kishin aty shtëpitë dhe e shtrova në kryesi.

Kryesia ishte 19 vetë. Më mbështeti vetëm 1 njeri, 17 votuan kundër dhe nuk e shtrova më kurrë atë problem”. Këto janë forumet, dhe jo forumet shto miell shto ujë që shkojnë deri në asgjesim”, - tha Berisha.

Të këshilluara

Tensionet në Bosnje, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dh...

20:20

Basha reagon për humbjen e babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas humbjes së babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rën...

20:12

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI