Flash

FOTO/ Një hap larg zbulimit të thesarit më të madh në botë, vlen 17 miliardë €

Lapsi.al 2 November 2021
FOTO/ Një hap larg zbulimit të thesarit më të madh në

Një ekip gjahtarësh thesaresh mund të jetë në prag të zbulimit të thesarit më të madh në botë që thuhet se vlen 17 miliardë euro. Ekipi i njohur si "Tempulli i Dymbëdhjetë" është duke kërkuar në Finlandë që nga viti 1987 për atë që njihet si "Lemminkainen Hoard" i cili përbëhet nga ar, xhevahire dhe artefakte.

Grupi ka kaluar edhe këtë verë duke kërkuar për thesarin, duke punuar 6 orë në ditë, 7 ditë në javë. Mediat britanike thonë se ai gjendet në një shpellë brenda së cilës thuhet se ka 50 mijë gurë të çmuar, duke përfshirë rubinë, safirë, smeralde dhe diamante.

Aty mendohet të ketë rreth 1 mijë artefakte që datojnë mijëra vjet më parë si dhe një numër statujash prej ari 18 karatësh në madhësi reale. Anëtarët e grupit kanë udhëtuar nga e gjithë bota, duke përfshirë Rusinë, Australinë, SHBA-në, Suedinë, Norvegjinë, Gjermaninë dhe Holandën, për t'u bashkuar në këtë kërkim.

"Po kuptoj se është bërë një përparim i rëndësishëm dhe se ekuipazhi po ndihet veçanërisht i emocionuar” – tha për mediat Carl Borgen, 60-vjeçari që udhëheq këtë mision. Ekzistenca e thesarit u pranua në vitin 1984 kur pronari i tokave Ior Bock tha se familja e tij ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të fisit “Lemminkäinen” që shfaqet në mitologjinë pagane finlandeze.

Bock pretendoi se dhoma në pronat e tij ishte vulosur me pllaka guri në shekullin e 10-të për të mbrojtur thesarin nga pushtuesit. Bock, i cili ishte një tetraplegjik pas një goditjeje me thikë në qershor 1999, u vra nga ish-asistentët e tij në vitin 2010, por kërkimi për thesarin vazhdoi edhe pas vdekjes së tij.

Mendohet se thesari është fshehur diku në shpellat Sibbosberg, 20 milje në lindje të kryeqytetit finlandez Helsinki. Grupi beson se tashmë është vetëm disa metra larg nga zbulimi i thesarit dhe mendon se vera e ardhshme mund të jetë koha kur ai të zbulohet.

Grupi fillestar që filloi punën e gërmimit në vitin 1987 përbëhej nga 24 persona, 12 burra dhe 12 gra, edhe pse tani kanë mbetur vetëm 2 persona nga ekipi fillestar. ©LAPSI.al

The 'Temple Twelve' believe they may find the valuable hoard next year

The hoard is thought to be hidden somewhere in the Sibbosberg cave system

Carl Borgen is the world's leading authority on the Lemminkainen Hoard

Where the treasure hunters are searching for the hoard

Treasure hunters first started looking for the hoard in 1987

Landowner Ior Bock claimed his family were direct descendants of Lemminkäinen

Të këshilluara

Tensionet në Bosnje, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dh...

20:20

Basha reagon për humbjen e babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas humbjes së babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rën...

20:12

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI