Flash

Kurti në BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, por s’e lejoj në pushtet a në opozitë qofsha

Lapsi.al 2 November 2021
Kurti në BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, por s’e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në një intervistë për BBC se Serbia kërkon që Kosova të bosnjëzohet, por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opozitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.

“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz.

Ata (Serbia) duan që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë. Ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri.

Kjo është arsyeja që jam votuar: “Të pamundësoj bosnjëzimin e Kosovës”. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët.

Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, - ka thënë Kurti për BBC.

Të këshilluara

Vritet një shqiptar 25-vjeçar në Gjermani

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak në Këln, mëngjesin e të hënës. Një prokuror i l...

21:54

Tensionet në Bosnje, SHBA dërgon Escobarin

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dh...

20:20

Basha reagon për humbjen e babait të tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas humbjes së babait të tij i cili u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të rën...

20:12

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI