Flash

Basha i kthehet Berishës: Do ta shndërrosh PD në bunker për hallet personale!

Lapsi.al 23 October 2021
Basha i kthehet Berishës: Do ta shndërrosh PD në bunker për

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën me gazetarët i është përgjigjur pyetjes nëse do të lejojë mbledhjen e kuvendit kombëtar brenda partisë në lidhje me situatën e krijuar së fundmi.

Basha është shprehur se sa të jetë në kreu të partisë ai, nuk do të ketë asnjë kuvend për të kundërshtuar vendimet e amerikanëve.

Ndër të tjera kryedemokrati ka theksuar se ai nuk do të lejojë ngritjen e institucioneve paralele dhe bunkierëve brenda partisë.

E vërteta është e thjeshtë unë kam thënë se detyra e kryetarit të PD-së është zbatimi i statutit, dhe neni 3 është i qartë. Ndaj kam thënë se kuvend kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur sa të jem në krye të saj. Ajo që duhet t’ju habisë ju, është se personi që bërtet statuti, i jep vetes kompetenca që nuk i ka. Sali Berisha nuk ka mbifuqi mbi statutin, për të thirrur ndonjë institucion, dhe statuti ka të përcaktuar, Berisha mund të thërrasë institucione paralele me qëllim për ta kthyer partinë në bunker për halle personale, por jo n ë këtë rast. Institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot. Kushdo qoftë ti drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkerit. Nuk ka njeri që çdo institucion i partisë ka procesverbale për çdo takim dhe për çdo çështje demokratike”, është shprehur Basha.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI