Flash

Basha kunjë për Syri Tv: Më dhemb si është katandisur, inshallah kthehet në shpresën e demokratëve prap!

Lapsi.al 23 October 2021
Basha kunjë për Syri Tv: Më dhemb si është katandisur,

Lulzim Basha e quajti një manipulim faktin që deputetët e Partisë Demokratike regjistrohen gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar, ashtu siç tha nënkryetarja e PD-së, Grida Duma gjatë emisionit Open në Top Channel. Basha e mohoi këtë fakt, por më pas sulmoi Syri Tv, për të cilin u shpreh se ndjehet keq se si është katandisur sot.

"Një hapësirë mediatike që dikur ka qenë shpresë për demokratët, por që inshallah kthehet sërish siç ka qenë sepse e shoh me dhimbje ku është katandisur" tha Basha. Megjithëse pyetja iu bë Grida Dumës në konferencë nga gazetari i Syri Tv, Basha nuk e la atë të përgjigjej, por e mohoi vetë faktin që deputetët përgjohen.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI