Flash

U gjet në xhungël, shikoni si ka ndryshuar jeta e “Moglit” të vërtetë

Lapsi.al 22 October 2021
U gjet në xhungël, shikoni si ka ndryshuar jeta e “Moglit”

“Mogli” i jetës reale, i cili u rrit në një xhungël të Ruandës për t'u shpëtuar ngacmuesve mizorë që tallnin për paraqitjen e tij duket se ka ndryshuar krejtësisht jetën e tij. Tani ai vesh një kostum për të shkuar në shkollë.

Bëhet fjalë për Zanziman Ellie që mori mbështetje nga e gjithë bota vitin e kaluar pas një dokumentari për jetën e tij, i cili u transmetua në shkurt në YouTube nga Afrimax TV.

Zanzimani ka lindur në vitin 1999, por pothuajse menjëherë u shmang nga komuniteti dhe u përball me ngacmime të vazhdueshme nga bashkëmoshatarët e tij për shkak të pamjes së tij.

Atij iu mohua shkollimi me arsyetimin se nuk kishte aftësi mendore për t'u përqendruar në klasë dhe për këtë arsye ai ishte i destinuar të kalonte jetën e tij duke kërkuar ushqim në xhungël.

Në dokumentar, nëna e Zanzimanit u tha gazetarëve se për shkak të pamjes së tij, Ellie ishte shënjestër e bullizmit në fshat gjatë gjithë jetës së tij, bashkëmoshatarët e thërrisnin me emra abuzivë.

A real Moogle who lived in the jungle to escape a cruel bully wears a suit  when heading to school – Uber Turco News

Zanziman vuan nga mikrocefalia, një sëmundje ku koka e foshnjës është shumë më e vogël se sa duhet.

Pas transmetimit të dokumentarit, një faqe GoFundMe mori një lumë donacionesh nga shikuesit në mbarë botën me shpresën se mund të ndërtohej një jetë e re për Zanziman dhe nënën e tij.

Mediat vendase shkruajnë se donacionet janë përdorur për të dërguar Zanziman në një shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta. Ai tani vesh rregullisht një kostum të mirë teksa shkon në klasë ku po studion për t'u bërë i aftë për komunitetin e tij.

Real-life Mowgli' shunned by community now wears a suit and goes to school  - World News - Mirror Online

"Zoti është një mrekullibërës. Ai po talleshin dhe unë vrapoja shpesh pas tij. Për momentin ai është në shkollë me moshatarët e tij dhe jam shumë e lumtur. Djali im po kalon një jetë të mirë, dashamirës më kanë ndërtuar një shtëpi… më është hequr halli” – tha nëna e tij.

Real-life Mowgli who lived in jungle to escape cruel bullies dons suit as  he heads off to school

Zanzimani tani është si një personazh i famshëm dhe njerëzit e ndalojnë vazhdimisht në rrugë për të bërë një foto me të riun, jeta e të cilit ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga publikimi i dokumentarit. ©LAPSI.al

Real-Life Mowgli' Now Wears A Suit And Goes To School

Conheça a história de Zanziman Ellie, o menino Mogli da vida real

News, sport, celebrities and gossip | The Sun

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI