Flash

Pas vrasjes në shesh-xhirim, flet aktori Alec Baldwin: S’kam fjalë...

Lapsi.al 22 October 2021
Pas vrasjes në shesh-xhirim, flet aktori Alec Baldwin: S’kam

Aktori hollivudian Alec Baldwin ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në sheshin e xhirimit ku ai vrau aksidentalisht një kineaste dhe plagosi rëndë regjisorin.

Nuk dihet ende se si arma e tij ishte mbushur me plumba të vërtetë dhe pas dhënies së dëshmisë ai është lënë të shkojë në shtëpi nga policia që e ka konsideruar gjithçka si aksidentale. Në disa postime në Twitter, aktori u shpreh se ishte në kontakt me bashkëshortin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje.

“Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi.

Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna”, - ka shkruar Baldwin.

Hutchins u dërgua në spital me helikopter pas incidentit në xhirimet e filmit “Rust” , por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI