Flash

SHBA shton presionin për Kosovën, kërkon zbatimin e marrëveshjes për Asosacionin e Komunave Serbe

Lapsi.al 22 October 2021
SHBA shton presionin për Kosovën, kërkon zbatimin e

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i respektojnë zotimet e tyre për implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

“Është thelbësore për Kosovën dhe Serbinë të respektojnë zotimet e tyre duke implementuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo përfshin edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Gazetën Express.

Tutje në përgjigje thuhet se SHBA-ja nuk ka ndonjë përshkrim për mënyrën se si duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin apo ndonjë tjetër marrëveshje dhe se kjo çështje është subjekt i asaj se si palët janë marrë vesh mes vete.

“Ne nuk japim ndonjë përshkrim se si kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër, duhet të implementohet. Teknikalitetet e implementimit janë subjekt i marrëveshjes mes palëve”, ka thënë ky zëdhënës i DASH për Gazetën Express.

Se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe duhet të implementohet e thonë edhe nga Bashkimi Evropian.

Derisa ditë më parë në një intervistë në KTV, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, teksa e ka komentuar “kërcënimin” e “Listës Serbe” se do t’i lëshojnë institucionet në rast se nuk implementohet Asociacioni, është shprehur me shumë siguri se një marrëveshje e tillë nuk do të implementohet.

“U takon subjekteve politike të përkujdesen për premtimet që dhënë dhe realizimin e tyre. Lista Srpska mund të bëjë ato premtime, i ka bërë edhe në 2017, por nuk i ka realizuar, nëse edhe kësaj here u ka premtuar diçka për asociacionin, mund t’ua kujtoj qytetarëve çka u ka thënë më 2017 dhe t’u them se është po e njëjta Lista Srpska. Nuk do të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe. Nëse kjo ka qenë arsyeja që e kanë votuar Listën Sprska atëherë janë manipuluar qytetarët”, ka thënë Bislimi në “DESKU” të KTV-së më 20 tetor 2021.

Ndërkohë pala serbe është duke bërë përgatitje që çështja e Asociacionit të jetë pika e radhës që do të diskutohet gjatë takimit të radhës në Bruksel./ Express

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI