Flash

Berisha komenton deklaratat e Ramës për satelitët: Mashtrues i pashpirt

Lapsi.al 22 October 2021
Berisha komenton deklaratat e Ramës për satelitët: Mashtrues i

Mashtrues i pashpirt. Kështu e përshkroi nga "Foltorja" në Berat Sali Berisha Edi Ramën për deklaratat e tij se Shqipëria do të përfitojë nga dy satelitët "Albania 1" dhe "Albania 2" që pritet të vendosen në hapësirë vitin tjetër.

Lexo më tej: Rama shpall "bashkëpunimin" me Elon Musk: Nxjerrim dy satelitët "Albania" me raketat e SpaceX (VIDEO) 

"Kreu i meduzës don t’i hutojë shqiptarët me arnautë 1 dhe arnautë 2. Satelit 1 dhe satelit 2. Problemi i shqiptarëve qenka sateliti. I thotë fermerëve që tashmë i keni të dhënat me staelit. Një mashtrues dhe i pashpirtë. Nëse shqiptarët 8 vite me parë qëndronin në krye të vendeve të rajonit për rrogën mesatare, sot janë të fundit dhe marrin 30% rrogë më të ulët se në Kosovë. Miliarda euro janë marrë borxh. 2 javë më parë deklaruan se do dalin në treg për të marrë 700 milionë euro borxh. Mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë. Sot një km rruge e ndërtuar me paratë tuaja kushton shuëm më shumë. Një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave është baxhanaku i edi ramës. Është rritur prokurorimi sekret. Enver Hoxha e mbajti Shqipërinë sipas intereave." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI