Flash

Berisha: Qëllimet e mia protesta masive për largimin e Ramës, rikthimi i PD-së në vendin që i takon

Lapsi.al 22 October 2021
Berisha: Qëllimet e mia protesta masive për largimin e Ramës,

Në "Foltoren" në Berat, Sali Berisha deklaroi se qëllimi i tij me këtë lëvizje është rikthimi i PD-së aty ku e ka vendin dhe paralajmëroi protesta masive me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush.

E përkundrazi, paraqet takimet dhe mbledhjet tona si anti-amerikane, ku këto janë pro-amerikane e të tilla do të mbetet. Këto foltore, kanë si qëllim të mbrojnë sovranitetin e forcës sonë politike. Një forcë politike po nuk qe sovrane, nuk vjen kurrë në pushtet, s’ka dinjitet. Ne jemi patriotë dhe kemi interes të parë atë kombëtar. Ndaj dhe ne qëndrojmë plotësisht në këto parime. Foltorja jonë është për bashkimin e demokratëve. Të atyre që gjatë qeverisjes i dhanë Shqipërisë ndryshimin. Të atyre që në këto vite derdhën djersë. Ata që nuk janë sot në këtë sallë dhe e konsiderojnë veten mbështetës së Bashës, që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron 4 humbje me radhë, ka dorëzuar 4 beteja të pabëra, duhet të hapë rrugën. Ne na kujtohen sekretarët e parë të rretheve i emëronte byroja politike, nëse ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët e partive”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI