Flash

Del studimi britanik/ Çfarë ndodh me trupin pas dozës së tretë të vaksinës

Lapsi.al 22 October 2021
Del studimi britanik/ Çfarë ndodh me trupin pas dozës së

Një dozë e tretë e vaksinës Pfizer siguron imunitet pothuajse total ndaj Covid-19. Është ky përfundimi që ka arritur një studim thelbësor në Britaninë e Madhe. Mediat vendase raportojë se studiuesit kryen provën e parë të plotë për dozën e tretë të Pfizer.

Në një grup prej 5 mijë personash që kishin vetëm 2 doza pati vetëm 109 raste që treguan simptoma të Covid. Ndërsa në një grup tjetër prej 5 mijë personash të cilëve iu dha një dozë e tretë, pothuajse një vit pas të dytës, numri i të infektuarve ishte vetëm 5.

Shkencëtarët thanë se injektimi i dozës së tretë rivendosi mbrojtjen në nivele "të shkëlqyera" pas atyre të arritura pas dozës së dytë. Studiuesit thanë se një dozë përforcuese është 95.6% efektive kundër Covid-19.

Sekretari Britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha se “rezultatet e shkëlqyera nga Pfizer tregojnë se vaksina e tyre përforcuese është e sigurt dhe 95.6% efektive kundër Covid-19. Është dëshmi e mëtejshme se përforcuesit janë mënyra më e mirë për të mbrojtur ata që janë më të rrezikuar këtë dimër. Ju lutemi, merrni dozat kur të telefonoheni” – tha ministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI