Një grua afgane ka plagosur një nga bashkëkombasit e saj që po qëndron në Shëngjin. Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes, por mësohet se një burrë nga Afganistani është dërguar me urgjencë në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që gruaja është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.