Flash

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, ndërpritet shfaqja në Teatrin Kombëtar

Lapsi.al 22 October 2021
Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, ndërpritet shfaqja në Teatrin

Aktori i njohur Lulzim Zeqja është përfshirë në një aksident automobilistik dhe si pasojë është anuluar shfaqja “Edmond” ku aktori ishte protagonist. Teatri Kombëtar bën me dije se aktori është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të ngjitet në skenë.

“Të dashur miq të teatrit, për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e Teatrit Kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anuluar.

Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falënderuar për mirëkuptimin, Teatri Kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të procedohet me rimbursimin e biletave”, - thotë Teatri Kombëtar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI