Flash

Përleshje mes të rinjve në ish-Bllok, plas sherri brenda një lokali (FOTO)

Lapsi.al 22 October 2021
Përleshje mes të rinjve në ish-Bllok, plas sherri brenda një

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur para disa minutash në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lapsi.al mëson se dy grupe janë përleshur brenda një lokali. Përplasja ka vijuar goditje me grushta dhe sende të forta edhe jashtë ambienteve të lokalit. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe një skuadër "Shqiponja". Motivet e sherrit nuk dihen ende, ndërkohë që mësohet se për momentin janë shoqëruar në komisariat dy persona. Zona e ish-Bllokut është mjaft e frekuentuar nga të rinjtë dhe sigurisht mbetet e lakmuar gjithashtu nga grupet kriminale që tregtojnë lëndë narkotike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI