Flash

Rama godet kryetaret e bashkive per pastertine e mjedisit

Lapsi.al 22 October 2021
Rama godet kryetaret e bashkive per pastertine e mjedisit

Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive, kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për punën e të cilit tha se ishte "simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut".

Në takim, Rama tha se Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro do të jetë e pranishme gjatë miratimit të buxheteve, ku duhet të jetë medoemos i parashikuar buxheti për pastrimin "edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin" tha Rama.

Ndër kryebashkiakët e tjerë që kryeministri Rama i thumboi ishte ai i Kamzës, i Durrësit dhe i Elbasanit. "Jam i habitur se si asaj gropës septike në Kamëz nuk ia kanë vënë emrin Green Peace" tha Rama.

Ndërkohë Mirela Kumbaro solli shembuj të kazanëve të plehrave në Himarë, Vlorë, Kavajë dhe Elbasan, duke thënë se situata duhet të marrë fund. Shembujt më të mirë që përmendi Rama dhe Kumbaro ishin Lezha dhe Korça.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI