Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Bardhi: SHISH ka kapur politikanë të lartë me kriminelë gjatë zgjedhjeve

Lapsi.al 21 October 2021
Bardhi: SHISH ka kapur politikanë të lartë me kriminelë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për herë të parë për një informacion se gjatë fushatës elektorale politikanë të lartë kanë rënë në përgjime me elementë të krimit të organizuar.

“Ju e dini që SHISH bën verifikime. Zyrtarisht na është konfirmuar që gjatë fushatës elektorale nga të dhënat të mbledhura nga SHISH, ka pasur kontakte të politikanëve të lartë me krimin e organizuar. Ky është sekret shtetëror dhe nuk mund t’i vihen në dispozicion PD-së, por dokumentet janë atje.

Një partie politike dhe opinionit nuk i vihen në dispozicion këto dokumente. Në kuadër të një hetimi që mund të bëhet nga SPAK këto dokumente mund të vihen në dispozicion” – tha Bardhi në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI