Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Hapja e kutive/ Rrahman Rraja i vodhi vota Edi Ramës në 25 Prill

Lapsi.al 21 October 2021
Hapja e kutive/ Rrahman Rraja i vodhi vota Edi Ramës në 25 Prill

Rinumërimi i disa kutive të 25 prillit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbuloi se partitë në fakt nuk i kanë rënë në qafë njëra tjetrës. Ndonjë diferencë, 1, 2 apo 5 vota konsiderohet gabim njerëzor.

Por, kur janë hapur kutitë e kandidatëve, situata nuk ka qenë aspak e tillë. Numëruesit kanë abuzuar apo vjedhur vota, duke ja hequr një kandidati, dhe duke ja shtuar padrejtësisht një tjetri.

Kjo konfirmon se komisionerët i kanë mbajtur sytë hapur, e nuk kanë lejuar që votat e partive të vidhen, por kur kanë numëruar shpërndarjen e votave për kandidatët e së njëjtës parti, numëruesit kanë mbyllur sytë, dhe kanë lejuar që secili të menaxhojë partinë e vetë, duke lejuar edhe shkeljet.

Në gjithë sa është rinumëruar deri tani nga KQZ, deputeti që ka përfituar më shumë vota të padrejta, është demokrati Zef Hila në Shkodër. Në vetëm 40 kuti të hapura, atij i janë dhënë 104 vota më tepër, të cilat i hanë hequr kryesisht drejtuesit të listës, Helidon Bushati.

Ndërsa mes socialistëve, vihet re se më shumë vota të të tjerëve janë regjistruar për Eduard Shalsin. Ai ka 86 vota të padrejta, ndërsa 20 vota plus ka edhe Elisa Spiropali. TË vjedhurit më të mëdhenj nga PS në Tiranë, janë Fatmir Xhafaj me -43 vita, dhe Belinda Balluku me -30 vota.

Viktima të tjetërsimit të votave janë edhe kryetarët e partive.

Me aq kuti sa janë rihapur në Durrës, Edi Rama ka -11 vota, të cilat, duke se kanë shkuar kryesisht për Rrahman Rrajën, i cili rezulton të ketë marrë 19 vota më shumë se sa i takonin.

Imunitet nuk kanë pasur as Basha e Berisha. Bashës i janë hequr 21 vota, ndërsa Berishës 11. Ajo që dukshëm ka marrë vota të padrejta nga PD në Tiranë, është Ledina Fratari, me 48 vota plus, vetëm në kutitë e hapura deri më tani.

Këto janë vetëm maja e ajsbergut, pasi kutitë e hapura janë vetëm pak nga totali i tyre. Gjithsesi, kandidatët në vetvete nuk do të mbajnë përgjegjësi për këto tjetërsime. Do të jetë KQZ që do të vendosë masën e ndëshkimit të numëruesve, me gjobë, apo kallëzim në prokurori. /abcnews.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI