Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Albin Kurti: Ndaj BE-së mund të jemi kritikë, por Evropa është kontinenti ynë

Lapsi.al 21 October 2021
Albin Kurti: Ndaj BE-së mund të jemi kritikë, por Evropa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Duke e falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së me projekte të ndryshme, kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE.”

Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai veçoi nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite por që nuk ishin zbatuar. Po ashtu, ai u zotua për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.

“Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, theksoi Kurti.

Kryeministri vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mundësitë për t’u angazhuar bashkërisht në projekte të efiçiencës së energjisë, rritjes së cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës.

U bisedua edhe për liberalizmin e vizave. Kryeministri theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe tashmë kaluan tre vite kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave.

Duke biseduar për zhvillimet aktuale, zgjedhjet komunale të 17 tetorit u vlerësuan për organizimin e mirë, transparencën e plotë dhe garën demokratike.

Të këshilluara

9 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, për vepra të ndryshme penale. NJOFTIMI  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin ...

18:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI