Problemet e qytetarëve të Tiranës me transportin e reduktuar deri në përgjysmim, nuk ia prishën qetësinë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që ishte për një vizitë në Tel-Aviv. Por sapo kryeministri Edi Rama ia kaloi kompetencat për zgjidhjen e situatës Belinda Ballukut, Veliaj është kthyer me fluturimin e parë në krye të detyrës.
Ndërsa një ditë më parë, Veliaj u shfaq në rrjetet sociale në Izrael, ndërsa sot në mëngjes është shfaqur në një aktivitet të kryeministrisë me kryetarët e Bashkive.
Lexo edhe: Mesazh i fortë i Ramës ndaj Veliajt/ Çon Bela Ballukun t’i dalë për zot punëve të Tiranës
Me flokët e shpupurisur dhe veshjen casual, Veliaj është ulur në rreshtin e parë të kryebashkiakëve që ishin sot në një takim në kryeministri. Mbetet për t'u parë nëse elementi "Balluku" do t'i japë një hov të ri menaxhimit të punëve të Tiranës, apo Veliaj do të jetë njësoj i painteresuar për situatën e transportit dhe të menaxhimit të territorit në kryeqytet.
