Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

VIDEO/ Shikoni si ish-marinsi amerikan neutralizon grabitësin

Lapsi.al 21 October 2021
VIDEO/ Shikoni si ish-marinsi amerikan neutralizon grabitësin

Një veteran i Marinsave të SHBA u filmua nga kamerat e sigurisë duke çarmatosur një të mitur me armë, i cili po përpiqej të grabiste një pikë karburanti në Arizona. Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së mërkurës brenda dyqanit në një pikë karburanti.

Zyra e sherifit publikoi pamjet e mbikëqyrjes nga brenda dyqanit që tregojnë 3 të dyshuar duke hyrë, teksa njëri prej tyre tundte në dorë një pistoletë. Ai kalon pranë një klienti dhe i drejton armën arkëtarit.

Në videon vetëm 8 sekonda duket se si klienti vepron menjëherë, duke goditur të dyshuarin e armatosur. Videoja tregon marinsin veteran duke rrëmbyer pistoletën dhe duke u përplasur me grabitësin. Dy të autorët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Sherifi i zonës tha se “klienti”, të cilin ata e identifikuan si një veteran i Marinës çarmatosi me sukses të dyshuarin dhe e ndaloi atë derisa të arritën forcat e rendit.

Kur hetuesit e pyetën klientin se si arriti të merrte kontrollin e situatës së rrezikshme, ai tha: "Forcat e Marinës më mësuan të mos bëj gabime...”. Nuk raportohet për të lënduar dhe autoritetet nuk e kanë bërë të ditur emrin e ish-marinsit.

I ndaluari i mitur do të akuzohet për grabitje të armatosur dhe sulm të rëndë ndërsa në kërkim janë dy të dyshuarit e tjerë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI