Flash

FOTOT/ Brenda laboratorit të Bitcoin në Krujë

Lapsi.al 22 October 2021
FOTOT/ Brenda laboratorit të Bitcoin në Krujë

Vjedhja e energjisë në Krujë, ka çuar në zbulimin e një laboratori që përdorej për prodhimin e Bitcoin në Krujë.

OSHEE mësohet se ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në një objekt pasi dyshohet për vjedhje energjie. Pasi kanë kontrolluar lidhjet elektrike, grupi i OSHEE kanë zbuluar se në këtë godinë kishte ndërhyrje në rrjet dhe vidhej energjia.

Lidhur me këtë punonjësit e OSHEE kanë zbuluar edhe laboratorin me pajisjet që përdoreshin për të prodhuar Bitcoin. Të prodhosh bitcoin, përveç kostos së madhe të pajisjeve, kosto ka edhe energjia elektrike që u duhet për të punuar.

Bitcoin është monedha virtuale e prodhuar në vitin 2008 nga Satoshi Nakamoto, një nofkë ende e pazbuluar. Qëllimi i tij ishte që bota të përdorte pagesat në internet pa bankë dhe karta krediti por përmes kriptomonedhës. Monedha virtuale është një kod kompjuterik që mirëmbahet përmes “Blockchain” që është teknologjia që bën mirëmbajtjen e Bitcoin. Prodhimi i kodeve quhet mining dhe ambienti ku vendosen aparaturat e Bitcoin quhet “fermë”. Sot në tregjet botërore vlera e një Bitcoin-i ka arritur në çmimin rekord prej 45929.07 euro për një monedhë virtuale, e cila mund të përdoret për të blerë aksione në bursa apo pasuri virtuale. Më poshtë fotot e pajisjeve me të cilat mund të fitohen para duke i vënë në punë për mirëmbajtjen e rrjetit të Bitcoin.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI