Flash

SPAK arreston avokatin, i kërkoi 12 mijë euro familjes së të dënuarit

Lapsi.al 22 October 2021
SPAK arreston avokatin, i kërkoi 12 mijë euro familjes së të

Në Tiranë është prangosur avokati lavdosh Shehu. Ai i kërkoi 12 000 euro familjes së një të dënuari duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas njoftimit të SPAK "janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L.Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F.H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F.H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri"

Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

Ngjarja u denoncua nga emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

 

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI