Flash

Dëshmitë/ Çfarë thanë policët dhe shokët e 21-vjeçarit pas vrasjes në Lezhë

Lapsi.al 28 September 2021
Dëshmitë/ Çfarë thanë policët dhe shokët e

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e policit Saimir Hoxha në Ishull Lezhë. 2 shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama që ndodheshin në makinë kanë treguar se janë thirrur nga shoku i tyre për të konsumuar kanabis dhe se nuk e kishin aspak idenë se Rama kishte armë.

Kristjan Shehri dhe Armando Marku janë shprehur se nuk kishin dijeni për armën.

Ata janë arrestuar vetëm për “moskallëzim krimi” pasi sipas policisë akuzohen se nuk kanë njoftuar policinë se shoku i tyre mbante armë.

Në momentin e afrimit tek makina e të rinjve, efektivët kanë thirrur ‘jemi policia’, pavarësisht se nuk kishin veshur uniforma.

Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me kolegun tjetër kanë përfunduar në kanal pasi ka ndodhur krimi.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,” - mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI