Flash

E shkuara problematike e Aldi Ramës/ Me prindër të divorcuar, e rriti gjyshi

Lapsi.al 28 September 2021
E shkuara problematike e Aldi Ramës/ Me prindër të divorcuar, e

21-vjeçari Aldi Rama që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë kishte pasur një fëmijëri të trazuar. I riu qëlloi veten i rrethuar nga forcat RENEA pasi 5 orë më parë kishte ekzekutuar me plumb në zemër policin Saimir Hoxha, baba i 2 fëmijëve.

Por, kush është Aldi Rama që në moshë kaq të re ngre armën përballë një polici me uniformë. Burime të lapsi.al thanë se ai ishte lindur në Librazhd, por pas divorcit të prindërve ishte rritur nga gjyshi në Lezhë. Aldi Rama kishte pasur problemet me ligjin që në moshë të mitur. Ai ishte ndaluar për çështje droge dhe aktualisht po kryente dënimin me shërbim prove.

Aldi Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish parë mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Në rrjetet sociale gjen mjaft foto të tij me armë në duar. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e kënetës së “Kune Vain”. Policët, mes tyre edhe Saimir Hoxha, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelë droge.

Rrugës nëpër kënetë, përballë u shfaqet makina e 21-vjecarit, i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë. Ai shtiu me armë në drejtim të oficerit Saimir Hoxha, sapo iu kërkua të ndalonte makinën. Më pas u largua me shpejtësi në mes të pyllit ku edhe u gjet nga policia në gjendje të rëndë me një plumb në kokë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI