Flash

Vrasësi me plumb në kokë/ Pse tentoi vetëvrasjen 21-vjeçari pasi qëlloi Renean?

Lapsi.al 28 September 2021
Vrasësi me plumb në kokë/ Pse tentoi vetëvrasjen

Operacioni i forcave speciale që çoi në kapjen e vrasësit të policit Saimir Hoxha ngre shumë pikëpyetje për mënyrën se si u zhvillua. Mësohet se 21 vjeçari Aldi Hoxha ka një plumb në kokë dhe sipas versionit zyrtar të ngjarjes ai ka qëlluar veten, në një tentativë për t'u vetëvrarë në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.

Fillimisht i riu është raportuar i vdekur, në media, por më pas policia njofton se ai është vetëplagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk është e qartë në çfarë kushtesh shëndetësore është Rama në spital.

Autori i vrasjes së efektivit të policisë, u dërgua fillimisht në Spitalin e Lezhës, por për shkak të plagëve të marra, është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Oficeri i Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha u vra mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Ishullit në Lezhë teksa po kryente një operacion kontrolli të territorit për kultivim kanabisi. Autori ishte brenda një makine me dy persona të tjerë, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të patrullës së policisë.

Si pasojë, efektivi i policisë u qëllua me dy plumba në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, Aldi Rama u largua nga vendngjarja ku forcat RENEA mundën ta lokalizojnë më vonë. Ai u rrethua nga forca të shumta policie të cilët e kontrollonin dhe me helikopter.

I riu ka tentuar të arratiset dhe në përpjekje e sipër për t'i ikur policisë ai ka qëlluar me armë kundër helikopterëve që e kërkonin nga ajri. Kur ka parë se rrethimi është ngushtuar dhe nuk kishte asnjë mundësi të largohej, policia tha se i riu qëlloi veten me një plumb në kokë.

Të këshilluara

Identifikohet polici i vrarë në Lezhë

Nje oficer policie eshte vrarë ne Lezhe. Burime te Lapsi.al thone ndaj oficerit, Saimir Hoxha, eshte qelluar me arme. Ai kishte pikasur nje parcele te kultivuar...

11:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI