Flash

Reuters pret shpresat për zgjerimin: Nuk ka garanci për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Lapsi.al 28 September 2021
Reuters pret shpresat për zgjerimin: Nuk ka garanci për

Vendet e Bashkimit Europian nuk bien më dakord për të garantuar anëtarësimin në union në të ardhmen të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të frikës për reagim nga ana e disa shteteve anëtare.

Kështu të paktën raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar katër diplomatë dhe një dokument të brendshëm.

Edhe në samitin e 6 tetorit të liderëve të BE me ata të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria pret “dritën jeshile” për hapjen e negociatave, pritet që të ketë një ngërç.

Në samit, BE planifikonte që të ritheksonte edhe një herë premtimin e bërë 18 vite më parë për t’u dhënë “mbështetje pa mëdyshje për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një drafti të 11 shtatorit, të parë nga Reuters.

Por sipas diplomatëve të pyetur nga Retuers, janë zhvilluar të paktën dy raunde bisedimesh, por nuk është gjetur një marrëveshje.

Sipas Reuters, disa vende të pasura, si Danimarka, Franca dhe Holanda, kanë frikë se mos përsëritet anëtarësimi i nxituar i Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007, si dhe menaxhimi i keq i fluksit të emigrantëve nga Europa lindore drejt Britanisë, që solli edhe pakënaqësinë e britanikëve ndaj BE-së.

Shtetet pro zgjerimit, si Austria, Italia, Kroacia, Sllovenia dhe vendet Baltike, kanë qortuar Gjermaninë dhe Francës për faktin se nuk i kanë bërë presion mjaftueshëm Bullgarisë, për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të një debati për gjuhën.

E duke qenë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të lidhura në këtë proces, kjo pritet sërish të ndikojë edhe në vendimin për vendin tonë, pavarësisht deklaratës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen se “e ardhmja e Shqipërisë është në BE” gjatë vizitës në Tiranë të martën.

Të këshilluara

Identifikohet polici i vrarë në Lezhë

Nje oficer policie eshte vrarë ne Lezhe. Burime te Lapsi.al thone ndaj oficerit, Saimir Hoxha, eshte qelluar me arme. Ai kishte pikasur nje parcele te kultivuar...

11:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI