Flash

Vrasja e policit në Lezhë, Çuçi: Saimir Hoxha do të shpallet "Dëshmor i Atdheut"

Lapsi.al 28 September 2021
Vrasja e policit në Lezhë, Çuçi: Saimir Hoxha do të

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi sërish për vrasjen e oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për zbulimin e parcelave të kanabisit në Ishull Lezhë. Në një konferencë nga Ministria, Çuçi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të vijojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa theksoi se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të rënë në krye të detyrës, 44-vjeçarit Hoxha, i cili u ekzekutua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Deklarata e plotë e ministrit:

Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik.

Përfitoj nga kjo dalje publike, t’u shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij.

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.

Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdolloji qoftë ai.

Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë.

Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI